Protestuesit ultimatum Ramës: 72 orë afat për të shkarkuar dy ministrat dhe Gledis Nanon

0
208

Protestuesit i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama me një afat prej 72 orësh për të shkarkuar dy ministrat, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

“Nëse deri ditën e hënë n

uk shkarkon përgjegjësin për vrasjen e Jonadës ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres Mirela Kumbaro, ne do të vazhdojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, u shpreh një nga protestuesit.

Qytetarët u zhvendosën nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt Presidencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here