Provimet e Maturës 2020, dalin datat kur mund të plotësohen formularët A1 dhe A1Z

0
214

Prej datës 15 nëntor deri më 13 dhjetor maturantët bëjnë fillimisht aplikimin në portalin qeveritar e-albania, dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore” në periudhën 18 nëntor-13 dhjetor.

Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi.

Maturantët e gjimnazeve kanë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve më zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndë dhe shkollat e mesme profesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 37 lëndëve me zgjedhje.

Plotësimi i formularit A1 për maturantët aktualë dhe formularit A1Z për maturantët e viteve të kaluar bëhet online, brenda ambienteve shkollore, me ndihmën e një mbikëqyrësi të ngarkuar nga drejtoria e shkollës.

Maturanti plotëson të dhënat personale dhe ato shkollore. Në të dhënat shkollore, një pjesë plotësohet nga mbikëqyrësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here