PS çel fushatën, Rama: Berisha e Meta, dy hije që turpërojnë Shqipërinë

0
62

Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale të 14 majit, me një takim të mbajtur në sheshin “Skënderbej”.

‘Kurrë pas, përpara’ është slogani që do të shoqërojë socialistët gjatë garës elektorale për zgjedhjet vendore.

Në fjalën hapëse, kryeministri Rama tha se rivalët në zgjedhjet e majit janë dy dhije që turpërojnë Shqipërinë.

Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli. Por kemi provën që asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar se ata që japin fytyrën e zërin, emrin e karrierën, dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë.

Ata nuk kanë më asnjë forcë dhe asnjë vlerë, përveç forcës për të bërë dëm dhe vlerës negative që kanë krijuar për këdo që u beson. Njerëzit i kanë lënë ata mbrapa.

Shkruaj nje koment