
Nga Indrit Vokshi
PS hoqi Gramoz Ruçin që të mos prishte mardhëniet me ShBA, Serbia po diskuton largimin e Vulinit..
Aleksandër Vulin është shef i Shërbimit Sekret të Serbisë. Ai u shpall “nongrata” nga ShBA.
Presidenti serb Vuçiq, kur u pyet nëse Vulin do të dorëhiqet për shkak të sanksioneve amerikane, deklaroi se Vulin do të prononcohet vetë dhe kështu do të sqarohet pozicioni i shtetit serb. Ka gjasa që Vulin edhe të tërhiqet.
Para 100 vjetësh, Britania i ka kërkuar Serbisë dënimin e shefit të shërbimit sekret të ushtrisë Dragutin Dimitrijeviq (koka e Dorës së Zezë) dhe, Dimitrijeviq u gjykua në Selanik e u dënua me vdekje. Serbia për interesat e saj të mbajtjes së rrugës hapur me Perëndimin, mundet ta “dorëzojë” Vulinin, siç dorëzoi Dimitrijeviqin.
Pra Serbia si shtet, shtet i bombarduar nga ShBA para 24 vjetësh, shtet jo në NATO, diskuton nëse dikush duhet të rrijë në detyrë kur sanksionohet nga ShBA.
Në Ballkan ekziston vetëm një forcë qëndrestare e cila nuk pranon të nënshtrohet përballë Amerikës. Ajo forcë e bashkuar si një trup i vetëm rreth liderit të demokracisë, luftojnë për votën e lirë, demokracinë, dinjitetin, parime të cilat Amerika i ka braktisur por ato parime të braktisura kanë gjetur strehë në Stadium.