Strukturat e PS në Tepelenë e Memaliaj, kanë qenë të pakënaqur nga puna e Arben Kacorrit në krye të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tepelenë cka i kërkuan drejtuesve të bashkive Tepelenë e Memaliaj, zëvendësimin e tij.
Kriteret e vendosura së fundi nga Bordi Kombëtar i Ujësjellës-Kanalizimeve për krerët e ndërmarrjeve nëpër bashki, precizojnë se ata duhet medoemos të jenë inxhinier hidrik, jurist apo ekonomist, cka Kacorri nuk ka asnjë diplomë që i përshtatet.
Në vend të Kacorrit, për pak ditë, pritet të emërohet Jetnor Haska me profesion ekonomist, një figurë e ndershme në Tepelenë, i formuar dhe që gëzon popullaritet dhe emër të mirë.
Ndërkaq Tërmet Peci kryebashkiaku i Memaliajt, i ka hedhur dorën Kacorrit duke i ofruar postin e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë së Tepelenës një vend shumë i rëndësishëm në rang kryetar “de facto”.