PS voton kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve që do vendosë për fatin e imunitetit të ish-ministrit, Tahiri.

Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshill kanë kërkuar vetëm hetim për Saimir Tahirin dhe kontroll personal dhe të banesës, por jo arrestim të tij.

Përfaqësuesi i LSI-së në këtë Këshill, Nasip Naço, pas daljes nga mbledhja ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku ka shpjeguar vendimin që është marrë.

Pesë anëtarët e opozitës pranuan të gjitha kërkesat e prokurorisë, kurse pesë anëtarët e mazhorancës votuan vetëm për pjesën e dytë të paketës së prokurorisë, që do të thotë kontroll i banesës dhe kontroll personal i Tahirit, por jo arrestim. Në Kuvend do shkojnë dy raporte, por shpresojmë që deri të mërkurën gjërat të ndryshojnë-u shpreh Naço.

Kurse përfaqësuesi i PD-së, Alibeaj u shpreh se PS ka votuar kundër arrestimit të Tahirit duke provuar se shteti është i kapur nga krimi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment