Pse duhet votuar Roland Bejko?

Nga Panajot Cakalli

Sipas ligjeve në fuqi, ne votojmë për partitë politike dhe jo për kandidatët për deputetë.

Megjithatë edhe me këtë sistem përsëri është i mundur përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz i qytetarëve në parlamentin e ardhshëm. Roland Bejko nuk përbën përjashtim.

Me punë dhe sakrificë, ai arriti shumë lart në karrierën e tij, me karakterin e tij të fortë dhe devocionin e pakundërshtueshëm në veprimtarinë e tij poliedrike: profesionale, akademike e politike.

Roland Bejko ka studiuar në Universitetin “Eqrem Çabej”  për gjuhë dhe letërsi dhe ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera.

Si shumë studentë të tjerë të viteve 90 u bë aktivist në Lëvizjen Studentore të asaj kohe dhe hyri në listën e themeluesve të Partisë Demokratike.

Si shumë shqiptarë të të asaj kohe, edhe Bejko shkoi në emigracion për t’i shpëtuar bilancit katastrofik dhe izolimit dështak të diktaturës komuniste.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai u zgjodh në krye të Forumit Rinor të PDGJ, dhe më pas mori udhëheqjen e degës së Partisë duke qenë njëherësh dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të PD deri në 2005.

Në këtë kohë z.Bejko u emërua Prefekt në Berat, ku kontribuoi për pranimin e Beratit në UNESCO.

Pasionet e tij themelore, përveç politikës, janë studimet dhe udhëtimet.

Në etjen e tij për dije, ai kreu një master për filozofi në Paris.

Lidhjet e tij me Francën u forcuan edhe më shumë me pranimin e tij në Ecole National d’Administration në Strasburg, nga ku kanë dalë funksionarët më të lartë të hierarkisë politike e administrative të shtetit francez.

Vlen të theksohen këtu emra të tillë si: Shirak, Hollonde, presidenti i tanishëm Emanuel Macron etj.

Pas përfundimit të këtyre studimeve ai eshte doktorant  në Sorbonë Paris në fushën e të drejtës administrative.

Aktualisht është profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Këto arritje janë shprehje e qartë e kapaciteteve dhe aftësive të një lideri, i cili ka një kontribut shumë të çmuar në konsolidimin e demokracisë shqiptare, në antarësimin në NATO dhe në liberalizimin e vizave, kur Bejko ishte pjesë e grupit teknik si Drejtor i Përgjithshëm i Integrimit në stafin  Basha në Ministrinë e Brendshme.

Si i pari student shqiptar i diplomuar në Ecole National d’Administration, ai u bë themelues i Shkollës së Administrates Publike (ASPA), një institucion i destinuar për ngritjen e një administrate profesioniste , funksionale dhe eficente, por që u mbyll nga Rilindja ne vitin 2013.

Këto janë arsye të mjaftueshme për ta zgjedhur deputet në Parlamentin e Republikës së Re.

Aftësia e tij më e madhe qëndron në faktin se mbi të gjitha është një qytetar i thjeshtë, ka një natyrë humane dhe është i lidhur me njerëzit.

Hallet dhe problemet e qytetarëve janë hallet e tij.

Interesi i tij personal përputhet me interesin e përgjithshëm dhe interesi i përgjithshëm është interesi i tij personal.

Bejko ka bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar njerëzit dhe kjo meriton të shpërblehet më 25 qershor.

Rolandi ka për mua një vlerë të veçantë, sepse kam pasur fatin ta njoh nga afër dhe të bashkëpunoj me të.

Ky është një privilegj i jashtëzakonshëm, që jo të gjithë e kanë pasur.

Ndoshta kam qenë nga ata pak të zgjedhur që Bejko më besoi në detyra të rëndësishme në Partinë Demokratike.

Nuk e di nëse jam realisht personi i duhur për të folur, për të shkruar, për t’u shprehur për këtë cështje.

Ndoshta jam i njëanshëm, por përtej përkatësisë sime politke, unë di të vlerësoj meritat, arritjet, kapacitetet dhe aftësitë.

Partia Demokratike do të jetë forcë e parë në Gjirokastër falë aftësive udhëheqëse të kryetarit të saj.

E ka bërë njëherë, do ta bëjë prapë.

PD do të fitojë sepse ka një program të thjeshtë dhe të besueshëm, një program për qytetarët, nga qytetarët dhe me qytetarët.

Është një program për krijimin e një Republike të Re, është një projekt që premton krijimin dhe konsolidimin e një ekonomie të fortë, e cila garanton të nesërmen, minimumin jetik, rendin publik, u jep njerëzve sigurinë, mbështetjen, frymëzimin, mbajtjen gjallë të shpresës dhe shpresa është ajo që na jep jetë për ekzistencën tonë të vërtetë.

Është ky perfeksion, përsosmëria e Idesë së Republikës së Re, Idealit që na mëson të shpresojmë më 25 Qershor për fitoren e Partisë Demokratike, të Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Gjirokastër dhe në mbarë Shqipërinë.

Fitorja garantohet vetëm me mbështetjen e Qytetarëve.

Suksesi i kësaj fushate realizohet vetëm përmes angazhimit të të gjithë Ithtarëve të Republikës së Re në këtë detyrë të lartë historike përmes së cilës më 25 Qershor do të marrim Gjirokastrën në dorë, me qëllim hapjen e një Epoke të Re.

Ky është fundi i një epoke dhe fillimi i një tjetre.

Tranzicioni ka marrë Fund.

Republika e Re është Kapitulli i Ri i Shekullit të Dytë të Shqipërisë së Pavarur.

Zoti i bekoftë ditët e arta që Ne presim!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment