Pse mungoi Kurti në Samitin e Diasporës që mbahet në Tiranë

0
105

Samiti i tretë i Diasporës ka mbledhur në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë e përfaqësues të lartë politikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emri i të cilit ishte në agjendën e samitit të sotëm për të marrë fjalën pas presidentes Vjosa Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Tiranë në momentin e fundit.

I pyetur lidhur me arsyet e mungesës së Kurtit në këtë Samit, Përparim Kryeziun, zëdhënës i qeverisë së Kosovës shpregoi se: “Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”.

Shkruaj nje koment