Pse nuk mund të shkoj dot në “festën” e RD-së ?!

1
193

Pse nuk mund të shkoj dot në “festën” e RD-së ?!

Dje mora një ftesë nga kolegu dhe miku im Bledi Kasmi , te cilin e falënderoj per vëmendjen, për një ceremoni në përkujtim te daljes se nr te pare të gazetës RD . Për ata që nuk e dinë un kam për një kohë gazetar i RD, zëvendës kryeredakator i sajë.
Me ka qelluar të punoj atje në një periudhë të vështirë për gazetarët e sajë, pas vitit 1997.
Kjo mendoj se ka qenë peiudha me e veshtiore e RD , shumë më e vështirë se ajo e vitit 1991. Un nuk di të ketë pasë deri në 1997 ndonjë gazetar të RD të arestuar, dënuar dhunuar e palgosur , pas 1997 janë me dhjetra të tillë.
Në periudhën që unë kam qenë pajesë e sajë, gazeta botohej e shpërndahej
në kushte terrori nga qeveria dhe bandat e sajë në institucione shterore.

Një prej me të agresivëve ndaj RD ishte edhe Ilir Meta sot bashkëkryetar i forces politike që i shërben sot RD-ja .
Me siguri qe ai do te jetë atje në krye të “festës” dhe kjo është fyese per mua dhe besosj shume miq e kolegë të mi të RD. Të jem atje se nuk lepij dot atë që kam pështyrë.
Se nuk mund të festoj dot bashkë me dhunuesin tim dhe të kolegëve të mi për shkakun se ishim gazetarë te RD por edhe me shumë spiunë e qelbesira të tjerë të tjerë që ti bien zorrët në grykë vetem po tiu kujtosh emrin qe pasatj tiu shohësh edhe fytyrën. Nuk mund ta duroj e pranoj ketë hipokrizi e poshtërim jo vetëm timit dhe kolegëgve por të të gjithë kujtimit, rolit , misionit dhe historisë së RD-së . Më këta në krye të vendit, kjo nuk është feste, por funeral !

Megjithatë gjej rastin të shpreh nderimin për të gjitha ato zonja e zotërinj gazetarë e staf mbështetës që punuan me ndershmëri e përkushtim ne këtë gazetë edhe pse puna jonë në të shumtën e sajë shkoi për “dhjamë qeni ” .
Nuk është hera e parë qe Berisha e ka kthyer festën e RD dhe krejt PD në një manifestim të filozofisë së tij bashkëvujatës e bashkëfajtor por un nuk kam qene e nuk jam për këtë . Nuk mund te festoj dot me dhunuesit e mi dhe kolegëve , të RD dhe krejt demokracisë në Shqipëri

Per ta kuptuar pse nuk shkoj po ju tregoj një prej arsyeve si me poshtë.

Tiranë më 28 Nëntor 2000

Në atë kohë isha zv. kryeredaktor i RD. Ngjarja në Tropojë ku në një proteste kundër vizitës së ish krimeministrit Meta në 28 nëntor 2000 u vra një protestues, Sylë Luzha ,u shoqërua me një vallë terrori policor në të gjithë vendin. Selia e PD ku ndodhej edhe redaksia e RD u rrethua nga forca të shumta, kryesisht civilë të armatosur në makina pa targa.
Nga ora 12.00 e natës mbaruam gazetën, e drejtoja un pasi kyeredaktori ndodhej në një vizitë në SHBA.
Sa dolëm nga redaksia tek ushtari i panjohur makina jonë u rrethua nga disa makina civile pa targa nga cilat dolën dhjetra civilë të armatosur me radio transmetues dhe pistoleta në duar.
Shoferi im, Ilir Arapi, hapi derën e makinës dhe tentoi to tiu thoshte se ishim gazetarë të RD.
Pa mbaruar fjalën, njëri prej tyre e goditi me shkelm në stomak ndërsa të tjerët e ngritën ne ajër dhe e përplasën jashtë makinës.
Hapën derën time dhe njëri prej tyre me vuri pistoletën në kokë dhe më urdhëroi të dilja nga makina.
Kështu bënë edhe me rojen e gazetës Piron që ishte në ndenjsen e pasme të makinës.
Na çuan ne pistoleta në kokë pas një kioske në errësirë duke na kërcënuar sharë me libër shtëpie, për më shumë se gjysmë ore. Ndërkohe që disa të tjerë e bënë fije fije makinën gjoja për kontroll. Mendova që donin të fusnin ndonjë ar më apo drogë në makinë me qëllim të na arrestonin.
Dikur dikush nga ata, që duhet të ishte shefi, foli në radio me dikë : Kemi kapur këta shkërdhatat e RD, çfarë të bëjmë me ta ? – e pyeti.
Prit të pyesim – ishte përgjigja nga ana tjetër e radios .
Nuk e mora vesh kë pyetën , ndoshta kryeministrin Meta …?!
Pas pak edhe përgjigja po me gjuhë edhe më fyese e ordinere :
Lironi ata b.q e RD !
Na liruan dhe nën sharjet e tyre që nuk pushonin u larguam.
Të nesërmen ishte edhe me keq, rrethuan e terrorizuar selinë e PD, rrahën e shanë të gjithë gazetarët që hynin e dilnin në redaksi dhe këdo që i binte rruga të kalonte nga selia e vjetër e PD, natën vonë arrestuan me urdhër të Ilir Metës edhe Sali Berishën !

n.ç

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here