Publikohet lista e 150 shkollave ku do të vendosen oficerët e sigurisë, ja shkollat ne Qarkun Gjirokaster

Ka hyrë sot në fuqi, vendimi i Qeverisë për vendosjen e 150 oficerëve të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare të datës 25 tetor 2018. Qeveria vendosi më 9 tetor të vendosë shërbim sigurie në shkolla, që konsiston në monitorimin nga oficeri të institucioneve të arsimit parauniversitar, në ndërveprimin e vazhdueshëm me nxënësit, personelin mësimor dhe komunitetin.

Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, sipas vendimit, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë, garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj, parandalimin e dukurive negative që në gjenezë etj. Vendimi publikon kriteret që duhet të përmbushin këta punonjës krahas listës së 150 shkollave në gjithë vendin.ImageImage

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment