Puna e ëndrrave, të udhëtosh me qenin dhe të paguhesh mirë

0
100

Për të gjithë ata që mezi po presin, një kompani jo vetëm që do t’u lejojë të udhëtoni bashkë me miqtë tuaj me katër putra, por edhe do t’u paguajë për ta bërë këtë gjë. Për personat që do të zgjidhen të udhëtojnë me kafshë do të ofrohet një pagesë prej 3,000 paundësh. Faqja e pushimeve Snaptrip po kërkon për dy qen dhe pronarët e tyre që të vizitojnë pronat e tyre që janë ‘dog friendly’, pra të dizajnuara për të pritur njerëz me kafshë shtëpiake me vete. Kompania shkruan: Po kërkojmë për dy qen me shije të hollë dhe sy për detajet, që të udhëtojnë me pronarët e tyre në pronat tona miqësore për qentë në vende se Cornwall, Wales dhe Lake District. Me të arritur në këto vende, do na pëlqente që ata të na tregojnë sesa të përshtatshme janë këto ndërtesa për qentë.”

Shkruaj nje koment