Punë ka por s’ka profesionistë/ “Rilindja” rikthen ” hamallët” në Gjirokastër

0
164

Vite më parë në Shqipëri dhe jo vetëm ,madje dhe në Gjirokastër patën ekzistuar ” hamallët” .Por çfarë janë këta? Për ata që nuk e dinë ” hamallë” ishte një lloj ” profesioni” nga e keqja e kohës e politikës e sistemit dhe e ekonomisë në gjendjen në të cilën ndodhej vendi.Ku njerëz të ndryshëm ,kryesisht meshkujt mbi 45 vjec bënin punën e ” hamallit” apo transportuesit thënë në gjuhë standarde të mallrave që dikush merrte dhe kërkonte ti transportonte deri diku.Sigurisht që ” hamalli” paguhej shumë pak dhe sinjifikonte klasën më të ulët puntore i cili ” punësohej” nga klasa e lartë. Po ndonëse vetë fjala ” hamall” të tingëllon shumë e lashtë ,ajo është kaq reale dhe bashkëkohore ,ku gjen zbatim së fundmi në Gjirokastër. Prej disa muajsh pazari karakteristik i Gjirokastrës po kalon fazën e rikonstruksionit të kalldrëmeve ,veç rrëmujës së madhe që shkaktoi në qytet,zhurmës ,pluhurit,ndotjes ,solli edhe një ” dhuratë të lashtë” ,solli ” hamallët”.Në pamundësi të transportimit të mallrave për në shtëpitë e tyre ,njerëzit që banojnë në lagjet e sipërme të qytetit detyrohen të paguajnë dikë tjetër për ti ndihmuar në transport ose ta bëjnë vetë punën e ” hamallit” duke i ngarkuar mallrat në karrocë .Kjo për shkak të një ” lajthitjeje” alla rilindase që tenton të ndalojë qarkullimin e automjeteve në kalldrëmet e reja.Për këtë arsye banorët e Gjirokastrës duhet ta mendojnë mirë nëse do zbresin apo jo në qendër të qytetit për të marrë diçka ose më keq nëse duan të bëjnë ndërtime në banesat e tyre pasi ” rilindja” ua ka ndaluar tashmë qarkullimin lirshëm në qytet por i izolon ato vetëm në disa territore që shumë shpejt pritet edhe ” ngjyrosja” e tyre .Ndërsa banorët ” vuajnë ” çdo ditë këtë fenomen , ” rilindasit” vazhdojnë punët e veta.”E po punë ka por s ka profesionist ,kush do punë le të bëjë ” hamallin” ,thotë Rilindja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here