Punë me detyrim në Shqipëri, studentët e Mjekësisë në protestë: Vendim diskriminues

0
120

Ditën e sotme studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar draftin e qeverisë, që i detyron mjekët e rinj të punojnë 3 vite në vend pas përfundimit të studimeve.

Në fjalën e tyre studentët u shprehën se janë kundër punësimit me detyrim aty ku do ministria dhe kanë kërkuar liri në zgjedhjet e tyre.

Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe përmirësimin e kushteve të punës për mjekët, në mënyrë që të mos largohen drejt vendeve të tjera.

“Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht.

 Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen!” u shpreh një studente. 

Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se do të marrin masa të tjera, nëse qeveria miraton draftin.

“Ne do të marrim masa të mëtejshme nëse qeveria miraton vednimin. Ne nuk i largohemi qëndrimit tonë”, tha një tjetër student.

Shkruaj nje koment