Punësimi, Gjirokastra më dobët në të gjithë vendin, vetëm 83 të punësuar

0
211

Si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, punësimi në vend gjatë muajit prill ka qenë në 2738 persona në të gjithë vendin.

Që prej datës 1-30 prill përmes Zyrave të Punës të ngritura në qytetet kryesore të vendit, janë punësuar persona në sektorë të ndryshëm

Numrin më të ulët të punësimeve e mban Qarku i Gjirokastrës me vetëm 83 punësime në 30 ditët e muajit prill.

Ky numër është shumë herë më i vogël sesa qarqet e mëdhenj me një popullsi më të lartë se Gjirokastra por edhe më i ulët sesa qarqe të tilla si ai i Dibrës dhe i Kukësit që kanë popullsi më të vogël sesa Qarku i Gjirokastrës.

Në raport me Qarkun e Kukësit që ka 103 punësime apo dhe Qarkun e Dibrës me 92 punësime që janë qarqe me numër të vogël popullsie, Gjirokastra vjen e fundit për punësimin e të papunëve me vetëm 83 të punësuar.

Objektivi i qeverisë është që vetëm përmes Shërbimit Kombëtar të Punës, të bëjmë të mundur punësimin e 25 mijë personave deri në fund të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here