Punësimi në jug të vendit, rreth 50 % të angazhuar në bujqësi

0
248

INSTAT, ka publikuar më datë 31.07.2017, raportin statistikor të PBB sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri.

Në raportë pasqyrohet struktura e Rajoneve Statistikore sipas degëve të ekonomisë, për vitin 2015.

Vërejmë se pjesa me e madhe e popullsisë së jugut, në një masë prej 49.9 për qind, punon në bujqësi, pyjetari dhe peshkim.

Me pas vijon zona e veriut, e cila dhe ajo pjesën më të madhe të popullsisë e ka të angazhuar me punë në bujqësi, pyjtari dhe peshkim.

Por për veriun ky nivel është me i ulët krahasuar me jugun, në një masë prej 29,4 për qind.

Ndërsa popullsia e qendrës është e përqëndruar kryesisht në aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike me 75.5 për qind, duke pasur me degën e  informacionit dhe telekumunikacionit me 70.3 për qind etj.

Burimi: INSTAT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here