PUNIZMI ËSHTË KTHYER NË BERISHIZËM

0
161

Nga Rolamd Bejko

Sot pas 30 vjet pluralizëm mund të pretendonim se Partia Demokratike dhe lidershipi i saj i kish ikur “punizmit”, pavarësisht sw punizmi nuk do donte t’i ikte asaj. Ky do ishte rasti më i mirë, se të paktën do flitej për vullnetin dhe pamundësinë.

Por, ne edhe sot jemi në kushtet që PD dhe lidershipi i saj jo vetëm që nuk i ka ikur “punizmit”, por as “punizmi” nuk është tunduar për t’i ikur asaj.

Ka ndodhur thjesht një metamorfozë formale gjatë kësaj kohe. Punizmi është kthyer në berishizëm, asgjë më pak.

Për ilustrim të kësaj teze, dëgjojeni një pjesë të konferencës së jashtëzakonshme mbajtur në gusht të 92-ishit pas humbjes së zgjedhjeve lokale, dhe retorikës politike që përdor Berisha sot pas 30 vjetësh. E njëjta.

Aa, dhe diçka. Ju në video do dëgjoni Eduart Selamin, ish kryetarin e PD-së, pedagog i ri, i cili lançoi nismën e Berishës për të përjashtuar nga partia sabotatorët, elementët anti parti si Gramoz Pashko etj. Madie për përjashtimin e Pashkos, Imamit, Cekës, Zogajt, Peshkëpisë e të tjerë themelues të PD-së votuan jo vetëm miqtë e afërt e bashkëthemeluesit e dhjetorit të PD-së, të asaj partie që si principin bazë duhet të kishte lirinë e fjalës dhe diversitetit të mendimit brenda saj, por edhe vet kunati i Pashkos së ndierë. Natyrisht, ai e dinte që si në planin e moralit familjar, ashtu edhe në planin e moralit politik, e drejta ishte me ata. Por ai zgjodhi më mirë ministër, se dinjitetin.

Dhe më pas, ashtu siç ndodh në partitë e tipit stalinist, punist a berishist, quajeni si të doni se njësoj është, të gjithë eksponentët e elitës që përjashtuan grupin e mocionistëve, u gjendën të përjashtuar dhe vetë. I pari në rradhë pas tyre ishte ve Selami. Dhe ata që përjashtuan ata që kishin përjashtuar u përjashtuan nga të tjerët më pas. Dhe këta u përjashtuan nga ata që erdhën pas tyre. Për fat të keq, i njëjti zinxhir punist i përjashtimeve vazhdon dhe sot, dhe do vazhdojë edhe më pas për aq kohë sa në krye të PD-së të jetë i paprekshëm arkitekti punist i të gjithë kësaj spiraleje dhe partia të jetë pronë private e kryetarit autoritarist.

Dikush do thotë, po mirë, kjo është normale, revolucioni permanent, dihet që i ha bijtë e vet.

Dikush tjetër do të thotë, po dale se në 2005 “Babai i revolucionit” u tregua gjeneroz, i bashkoi të gjithë. Po mor, po, i bashkoi, por kjo ndodhi se protagonistët e përjashtuar hoqën dorë nga parimet që mbronin në shkëmbim të ofiqeve të pushtetit që u ofroi “Babai”.

Psh, të njëjtët që në 1992-2003 e akuzonin “Babain” si komunist të pandreqshëm, hajdut të parave të firmave piramidale, shkelës të embargos së naftës vendosur nga NATO e SHBA kundër serbisë, lider autoritarist etj, i haruan të gjitha këto sapo u dha zona të sigurta për deputetë dhe i bëri ministra.

Ku isha unë në atë kohë?

Kam qenë si delegat i Gjirokastrës në atë sallë. Dhe kam qenë publikisht kundër përjashtimit të mocionistëve. Atë konferencë e kam quajtur zgjatim të turpshëm të ish plenumeve të Partisë së Punës( partisë komuniste).

Qëndrova në PD siç po rri dhe sot me shpresën se duke u përpjeku fort nga brenda saj se një ditë do të bëhet një parti moderne, evropiane.

Por, u deshën të kalonin 30 vite për tu bindur përfundimisht se kjo parti sa kohë të jetë pronë private e një individi, do vazhdojë të të ripërtypë vetveten si ushqim për mbijetesë, asgjë më shumë se kaq nuk ka për të ndodhur, sigurisht. Për fat të keq të demokracisë shqiptare dhe vet shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here