Punonte në fabrikën e metaleve, digjet dhe ndërron jetë 40-vjeçari në Fier

0
115

Një punonjës i ndërmarrjes për përpunimin e metaleve ka humbur jetën sot në Fier.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, Alket Malaj, 40 vjeç dyshohet se gjatë procesit të punës është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në në këtë ndërmarrje.

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Shkruaj nje koment