Pushuesi polak në Ksamil bëhet për në spital nga disa persona

0
31

Nje turist polak i cili ndodhej me pushime në Ksamil është bërë për në spital si pasojë e dhunës së pësuar nga disa persona.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë natës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi polak M. P., 31 vjeç.

Turisti dyshohet se është konfliktuar fizikisht me persona të paidentifikuar, në Ksamil, për motive të dobëta.

Aktualisht po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment