Pyetjet për Ramën, ku në Sarandë nuk ja bëri kush

0
52

Nga Skerdjan Dhuli

Ti qe paguajme per Kryeminister, dje e sot je ne Sarande. Ben nje fushate allasoj ne menyren e saj, sepse konkuron me veten, ne ato qe nuk jane zgjedhje as politikisht e as ligjerisht. 
Rregulli i politikes e do qe kur je ne pushtet ( ne Sarande je edhe ne pushtet lokal) te tregosh njehere cfare ke bere, te japesh llogari per ato qe nuk bere, dhe me pas te premtosh.
Cilen nga keto bere dje ?
Fole per punet e bera ? Cilat jane ato ? 6 vite ne pushtet, ku jane punet ? Zero.
Dhe per te ndihmuar, po ti them se cilat jane punet qe duhet te beje Bashkia.
A ka sot uje ne cdo shtepi, dhome hoteli, apo ambient qe pret pushues ne Sarande ? Ta mban te pergjigjesh ?
Po me tubacionet e ujrave te zeza qe shperthejne cdo vit dhe e bejne detin e rruget ngjyren dhe ere “rilindje” ? Po per keto ke shpjegim apo zgjidhje ?
A ka plazhe me te sigurta ?
A ka plazhe me te pastra ?
A eshte gati Saranda ti pergjigjet kerkeses se saj per numer pushuesish, me infrastrukturen aktuale ?
Qyteti vetem shtohet, po ndonje rruge e re, eshte shtuar ? Te kane thene ata servilet e tu qe ne Sarande nuk hyn dot me makine qe nga 1 korriku deri ne 20 Gusht ?
Apo ata te thone vetem “sa i madh je o shef”?
Sa rruge ke rikonstruktuar ne 6 vjet ?
Po ne pikat turistike te tjera te qytetit ? Sa investime ke bere ? Se pushtuesit nuk duan vetem det te lahen.
E di ti qe ne Sy te Kalter sot nuk shkohet as me gomar ? Apo nga ta dish, ti vete udheton me fuoristrade 150 mije Euro.
Po ato fshatrat e Sarandes (rrethit jo Bashkise) qe jane pa rruge fare, ke ndonje shpjegim ?
Dhe meqe e kam merak kete punen e spitaleve: Po ndonje nga specialistet qe mungojne ne spital (mungojne gati gjysma), do sjellesh ndonjehere ?
Dhe nje pyetje qe ka nja dy vjet qe me ha shpirtin: Po me shkallet çpate ? Pse na i prishe ? Nuk te tha ndonjeri qe ato jane nje pjese e rendesishme e identitetit te qytetit ?

Pra, e gjitha vertitet tek nje pyetje: Ku i çove parate e mia keto 6 vite ?
I vodhe ? Me kete nuk me the ndonje gje te re. E dija vete.
Dhe meqe te ndoqa dje, nuk te degjova askund te flisje per keto probleme as ne mandatin e ri.
Ti fole per Meten, Vettingun, reformen ne drejtesi, Saliun, Lulin, Burgun, zvarritjen e qeverise, filxhanin, nderkombetaret, bashkite e djathta…dreq e te bir. Ama nje premtim nuk ja u bere.
Ne 6 vite qe drejton edhe Qeverine edhe Bashkine, na ke treguar se nuk je vje tjeter vecse nje hajdut i pandeshkuar, delirant i pandreqshem, urrejtes problematik…i cmendur qe nuk i behet derman.

Keto pyetje duhet te ti benin ata qe kishe ulur ne karrige. Por ata nuk mendojne. Nje pjese jane komunist dhe ata nuk mendojne se per komunistin mendon vetem partia, nje pjese tjeter jane servilet e tu, per te cilet mendon vetem shefi.

P.s po Kocon qe ta “fitoi” Bashkine ne 2015, pse nuk e more ?
Se ai e di mire si i mori votat.

Shkruaj nje koment