
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar me iniciale A.G., pasi iu gjet në automjetin që drejtonte një përforcues grushti dhe një thikë.
Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve “blic”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A.G, 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).