Qellohet me arme makina ku udhetonin dy police ne Vlore

0
38

Te shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, drejt makinës në të cilën udhëtonin dy efektivë police.

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin dy efektivët.

Më konkretisht siç njofton policia, në mjetin drejt të cilit u qëllua ndodheshin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Sqarohet se në momentin e ngjarjes, punonjësit e policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkruaj nje koment