Qëlloi me automatik drejt një makine dhe u largua, policia arreston 30-vjeçarin në Fier

0
67

Është kapur autori i ngjarjes së mbrëmshme në fshatin Petovë, Fier.

Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës, i cili gjuajti me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Është sekuestruar po ashtu arma e krimit automatik, një thikë dhe municion luftarak.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi A.(M). Ç., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., pasi qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, është larguar nga vendngjarja.Pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier shkuan në vendngjarje dhe u vunë në ndjekje të autorit i cili duke përfituar nga errësira ka arritur të fshihej në pyll dhe të strehohej më pas në një banesë të pabanuar të një familjari të tij.

Shkruaj nje koment