Qëllon veten me armë gjahu, policia e prangos

0
342

Një i ri nga fshati Zhapokikë i Tepelenës, është lënduar me një armë gjahu të cilën e mbante pa leje. Por jo vetëm kaq, por policia e prangosi 22 vjecarin pikërisht për faktin se armën e mbante pa leje nga organet. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zhapokikë në pjesën verilindore të Tepelenës teksa Oldian Kalemi u lëndua aksidentalisht në këmbën e majtë. Hemoragjia e madhe që pësoi si pasojë e qitjes së pavullnetshme, detyroi familjarët e tij, që t’a conin me urgjencë në Spitalin e Tepelenës dhe pas kësaj janë vënë në dijeni, forcat e policisë të cilat kanë analizuar më pas rrjedhën e ngjarjes dhe marrë në pyetje të dëmtuarin. Për rrjedhojë, u zbulua se Kalemi, dispononte një armë gjahu pa leje cka u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I riu ka marrë mjekim ambulator dhe gjendet në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës, në pritje të mësimit të masës së arrestit nga gjyqësori, pas 48 orëve, ndërkohë që materialet i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër, për veprime të mëtjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here