Qendistaria zanati qe po humbet ne Gjirokaster

0
230

Eli Zhulati eshte nje nga qendistaret e vetme e kostumeve popullore qe posedon punishten e saj ne pazarin e Gjirokastres . Prej vitesh Eli qendis kostume te ndryshme kryesisht te zones se jugut duke ruajtur me fanatizem traditen e veshjeve historike qe perfaqesojne Gjirokastren dhe me gjere. Sipas qendistares eshte e rendesishme qe tradita te ruhet nder breza duke mesuar teknikat e duhura per ta vazhduar kete zanat nga te rinjte. Jane te shumte turiste te huaj dhe vendas qe zgjedhin atelien e artizanes per te krijuar veshjet e tyre te preferuara. Motivi i shqiponjes , simboli kombtar eshte nje nga me te perdorurat. Per Elin realizimi i nje kostumi nese punon me ore te gjata arrin deri ne nje muaj .Ajo punon e vetme por mundohet me cdo force te mbaje gjalle traditen e vendit te saj njeherazi te perfaqesoj Gjirokastren sa me denjesisht me duart e saj te arta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here