Pritshmerite nga qeveria Basha / Bejko: Me ardhjen ne pushtet , me eshte konfirmuar posti i ministrit te pushtetit vendor

I ftuar ne RTV Alpo kandidanti i PD per deputet ne qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko ka folur per fushaten elektorale dhe pritshmerite me ardhjen ne pushtet te kesaj force politike.

Pyetjes se gazetarit Engjell Serjani se a ka nje qeveri te skicuar paraprakisht nese po cili do te jete roli i kandidatit Bejko per te cilen ky i fundit eshte shprehur :
“Nese ka nje qeveri te skicuar apo jo z.Basha eshte shprehur edhe ne studio televizive se ata qe u moren me hartimin e programit te PD do te jene pergjithesisht drejtuesit e menaxheret e qeverise se ardhshme.Jane eksperte por edhe politikane te shkolluar te formuar ne shkollat me te mira ne bote, nga ana tjeter mua personalisht z.Basha me ka konfirmuar qe do te jem minister i pushtetit vendor, jo vetem mua por ua ka konfirmuar dhe drejtuesve politike ketu ne qark, sepse une u mora me hartimin e programit te pushtetit vendor dhe eshte specialiteti im. Ka thene dhe kete tjetren z.Basha se askush nga ata qe kane qene ministra ne qeverine e z.Berisha nuk do te jete i perfshire si minister ne qeverine Basha. Emra per me teper do te degjoni nga kryeministri i ri qe do te jete i sigurte javes tjeter “-ka perfunduar z.Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment