
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend dosjen për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.
Kështu bëri me dije ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke shtuar se “kjo dosje përfshinë: draftin për amendamentet kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin për vetting, dhe dokumentin shpjegues për procesin e vettingut”.
Ministrja shtoi se vettingu do të mundësoj që në institucionet e drejtësisë të jenë ata që kanë integritet të lartë moral e profesional.