Qeveria greke ashpërson masat në Kakavijë, kush del pozitiv me COVID kthehet mbrapsht

Qeveria greke ashpërson masat në Kakavijë. Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.
Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.
Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment