Qeveria greke “bllok” Shqiperise

0
87

Në fillim të mbledhjes së liderëve evropiane Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis preferoi ta injorojë krejtësisht para mediave rekomandimin e Brukselit për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit me Shqipërine brenda këtij viti.

Kryeministri grek foli vetëm për kërkesën për më shumë fonde financiare nga BE-ja për përballimin e migracionin të paligjshëm dhe ndryshimeve klimatike që e dogjën Greqinë gjatë verës së kaluar.

Mitsotakis shprehu mbështetjen për fillimin e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe për dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë. “Shpresoj dhe lutem që ne të mund të kapërcejmë çdo kundërshtim në mënyrë që Këshilli Evropian të dërgojë unanimisht një mesazh të qartë se e ardhmja e Ukrainës është brenda familjes evropiane,” tha ai.

Kryeministri grek bllokoi pas dyerve të mbyllura të samitit diskutimet për Shqipërinë përsa kohë që autoritetet shqiptare nuk lejuan betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Këshilltarja diplomatike e Mistotakis Aristotelia Peloni u tha mediave në Athinë se çështja Beleri është një “gjemb” në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Shkruaj nje koment