Qeveria hoqi shpërblimet për fundvit,në pikëpyetje dhe çeku i pensionistëve

0
217

Punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblimin e fundvitit.
Qeveria me anë të vendimit nr. 781 të datës 6 dhjetor ka vendosur që të heqë shpërblimin për punonjësit dhe për organizimin e festive të rastit.

Ky vendim ka ardhur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në tre rrethe që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara.
Por ende nuk është bërë transparente se ku do të shkojnë paratë për fondin e shpërblimeve pasi një gjë e tillë nuk thuhet në vendimin e qeverisë.
Fakti është që rritja ekonomike e Shqipërisë në tre tre-mujorët e parë të vitit ka qenë pothuajse sa gjysma e rritjes së parashikuar duke treguar tkurrje të ekonomisë. Këtë gjë e pranoi edhe Ministrja Denaj e cila gjatë prezantimit të treguesve ekonomikë për këtë vit tha se është herët për të folur për shpërblime.
Ky vendim ka vendosur gjithashtu në pikëpyetje çekun e pensionistëve për festat e fundvitit nga i cili përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here