Qeveria ndryshon rregullat e përfitimit të pensioneve të pleqërisë apo atyre suplementare

0
145

Këshilli i Ministrave dhe qeveria ka bërë një numër ndryshimesh në rregullat aktuale të përfitimit të pensioneve të pleqërisë apo atyre suplementare. Punonjësit e bujqësisë Sipas VKM-së së parë, për efekt të përfitimeve për pension, do të njihen si periudha sigurimi të gjitha periudhat nga data 1 tetor 1993 deri në 31 dhjetor 2014, për të cilat nga personat e vetëpunësuar në bujqësi janë paguar kontributet e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, sipas procedurave të kohës. Por ka një kusht: kontributet duhet të jenë paguar deri në datën 31.3.2015. Sigurimin shoqëror suplementar, sipas ligjit, e përfitojnë kategoritë e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë. Në rregullat e deritanishme, bëhet ndryshimi, që nuk do të kërkohet më prej qytetarit një vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive (Kadastra) nëse ka përfituar ose jo tokë, sipas ligjit nr.7501. Po kështu, nuk do t’i kërkohet as vërtetim nëse ka përfituar tokë sipas akteve të tjera ligjore e nënligjore, vetëm nga personat që janë banorë në fshatra. Por verifikimin do ta bëjë vetë shteti ku për pensionet suplementare do të ndryshojnë edhe mënyra e llogaritjes së kontributeve. Sipas VKM-së së djeshme, pensionet suplementare të rillogaritura sipas ligjit nr.10142, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar do të vihet në kufirin deri në 50% të masës së pensionit të caktuar .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here