Qeveria sot ne orën 17:00 në Gjirokastër, pa ministrat e LSI.

0
456

Qeveria do të organizojë për herë të parë mbledhjen e saj në Gjirokastër. Përtej këtij fakti jo pak të rëndësishëm, bie në sy se kryeministri Rama, nuk ka thirrur në këtë mbledhje, ministrat e LSI. Prezent do të jenë vetëm anëtarët e kabinetit qeveritar të PS. Mbledhja qeveritare, do të mbahet në sallën e Hotel “Cajupi” sot në orën 17:00 cka kanë filluar që sot masat e sigurisë nga stafi i kryeministrit. Të paktën jugunews.net i referohet burimeve nga stafi kryeministror. Ngelen mister arsyet e përjashtimit të ministrave të LSI nga mbledhja e kabinetit qeveritar, ashtu si dhe arsyeja e organizimit të kësaj mbledhjeje pikërisht në Gjirokastër. Një ditë më parë, Rama, ka pasur në orët e mbasdites, një takim me strukturat e PS të rrethit Gjirokastër, ku u ka bërë thirrje të mbledhin radhët në prag të startimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here