Qeveria nuk hap transportin urban, shoqata sot në protestë.

0
134

Qeveria nuk hap transportin urban, shoqata të dielën protestë.
Shoqata e Transportit do të protestojë sot pasi qeveria nuk hap ende urbanet dhe furgonat për qytetarët.
Po ashtu kjo Shoqatë i ka drejtuar disa kërkesa qeverisë, dhe veçanërisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë aty ku dhe do të protestojnë nesër.
1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.
2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.
3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.
4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.
5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020
6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here