“Qeveria nuk i do studentët”/ Sindikata e Pedagogëve njofton protestë

0
97

Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar një protestë ditën e mërkurë më 22 shkurt. Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, ftoi pedagogë e studentë të marrin pjesë.

Në një komunikim për mediat ka folur Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi. Ai akuzoi qeverinë se nuk do që studentët të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre dhe theksoi se universitetet po kthehen në pronë private.

“Kjo VKM sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike dhe i kthen ata në pronë private, kjo do të sjellë mbylljen e universiteteve në rrethe që do të sjellë shpopullimin, përqendrimi i programeve në Tiranë është një tjetër shqetësim, përfaqësues të qeverisë apo të kuvendit secili prej kolegëve nënshkrues të peticionit e dimë që ekziston gjithmonë një zgjidhje për problemet.

Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që studentët tanë të bëhen të suksesshëm në rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sindikata ka vendosur thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara Korpusit të universitetit”, tha Kovaçi.

Shkruaj nje koment