
Qeveria nuk ka asnjë plan për të rimbursuar recetat e medikamenteve për fëmijët, për të cilët prindërit thonë se gjatë periudhës së virozave shpenzojnë shumë. Te interesuar prane fondit të Sigurimit, ky i fundit iu shmang përgjigjes për rimbursimin e medikamenteve, ndërsa deputetët thonë se ato duhet të jenë falas si kudo në Europë.