Qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin, vilat duhet të licencohen, në të kundërt gjobiten

0
83

Qeveria ka propozuar disa ndryshime në ligjin për turizmin për shkak të mos deklarimit të numrit real të dhomave të dhëna me qira dhe fshehjes së të ardhurave. Qeveria kërkon asnjë subjekt të mos lejohet të japë dhomë apo apartament me qira për turistët nëse s’ka licencë të posaçme nga Ministria e Turizmit.

Nëse një subjekt e shkel këtë ligj do të sanksionohet me gjoba që arrijnë në vlerën 150 mijë lekë.

Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.

Shkruaj nje koment