Qeveria qendrore dhe pushteti lokal kane deshtuar keqazi ne Sarande

0
220

Nga Skerdilaid Sulozeqi
Saranda dhe Ksamili jane oazi i turizmit ne
Shqiperi, meritojne shume… .
Saranda dhe Ksamili kane dy tablo, te keqijat e keq qeverisjes dhe te mirat e bukurive natyrore te mirembajtura nga qytetaret dhe privatet.
Ne Sarande behen vizita dhe mbledhje komitetesh thuajse cdo dy jave ku Gjiknuri, Hyseni, prefekti, kryetaret e emeruar te pazgjedhur te bashkive me vota te trafikuara e vjedhura, flasin per shume gjera, por per asnje problem real qe shqeteson qytetaret dhe rrethin e Sarandes.
Fjale boshe duke i hedhur topin njeri-tjetrit pa u fokusuar aspak te problemet reale qe ka qyteti.
Problemet kryesore jane:

  1. Infrastruktura e keqe, pa asnje permiresim eshte bere gangrene per qytetaret dhe turistet. Rruget shume te ngushta dhe te keqija nuk perballojne dot fluksin normal te qytetareve, e jo te turisteve;
  2. Pedonalja me punime te prapambetura dhe e shqyer, jashte cdo kriteri, per te cilen pushteti genjeu dhe zgjati jashte mase ne kohe afatet;
  3. Mbushja e detit me baza duke shkelur te gjitha rregullat e mbrojtjes se mjedisit, ekosistemit dhe ligjin;
  4. Pastrimi ne pike te hallit, po shohim perdite sesi nje territor me natyre kaq te bukur nuk pastrohet tani qe turistet jane shume te pakte, po ne pikun e sezonit?! ;
  5. Ndertimet pa kritere ne buze te detit si ne Ksamil edhe ne Sarande;
  6. Problematikat e kanaleve te ujrave te zeza, te cilat derdhen ne det. Mandej sot me nje shi 30 minutesh u derdhen si lumenj ne rruge ujrat per shkak te degradimit te rrjetit te kanalizimeve.
  7. Uji i pijshem ne aksin Turizmi-Kanali i Cukes, ne Ksamil ne disa lagje mungon, madje ne disa njesi turistike dhe njesi banimi prane “Disco Mango” ai thuajse mungon totalisht;
  8. Keq menaxhimi i vijes bregdetare, plazhet, e cila iu ka kaluar ne masen 100 perqind privateve, e disa prej tyre vendosin cmime mjaft te kripura dhe sillen si pronare me pronen publike, duke abuzuar rende me cmimet dhe me sjelljen ndaj pushuesit apo qytetareve.(Personalisht kur bashkia te administrohet nga PD-ja do t’i kerkoj kryetarit dhe keshillit bashkiak te vendos cmime tavan, kurrsesi mos te abuzohet me tarifen per cader. Ose me qytetarin dhe pushuesin ose kunder tij, rruge te mesme nuk ka).
    Pra, ne kete rast duhet ndjekur parimi i propocionalitetit.
    Te ndihmohet biznesi, por jo te cenohet qytetari e pushuesi.
    Keshtu keto komitete te stisura te rilindjes nuk bejne asgje tjeter vecse i hedhin topin njeri-tjetrit, a thua se ketu qeverisin UFO-t e jo vete ata.
    Te paafte pervec propagandes, por njerezit kerkojne zgjidhje reale jo fjale boshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here