Qeveria rrit taksat me 70 mln euro”, Tabaku: Goditje për shtresën e mesme

0
144

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ka cilësuar goditje për shtresën e mesme paketën e taksave, të parashikuar në Buxhetin e shteti për vitin 2024.

Së pari, informaliteti shumë i lartë sa 30% e PBB. Së dyti, korrupsioni dhe paaftësia e administratës  për të administruar të ardhurat dhe përjashtimet fiskale.”, ka thënë Tabaku.

Reagimi i Tabaku

Në ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit, të gjithë familjet shqiptare do të paguajnë më shumë për kostot e tyre të kredisë. Shtëpia më shtrenjtë, shkolla më shtrenjtë dhe çdo nevojë tjetër është më shtrenjtë. Kush është përgjigja e qeverisë?

Sjell në parlament një paketë taksash që së pari është goditje për shtresën e mesme pasi rrit taksat me 70 mln euro dhe së dyti nuk sjell asnjë gjë të re.

Nëse në buxhetin e shtetit mblidheshin këtu e dhjetë vite më parë 25.4% të PBB po kaq mblidhen dhe sot. Por, të mos harrojmë që taksimi socialist në dhjetë vite është rritur me pothuajse 3 miliardë euro. Ku kanë shkuar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit?

 Së pari, informaliteti shumë i lartë sa 30% e PBB. Së dyti, korrupsioni dhe paaftësia e administratës  për të administruar të ardhurat dhe përjashtimet fiskale. Qytetarët meritojnë një tatim të drejtë, meritojnë një sistem të drejtë.

Shkruaj nje koment