Qeveria shkarkon Ardi Veliun dhe Dallëndyshe Bicin

0
63

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e cila ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.

Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.

Shkruaj nje koment