
Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen për refugjatët të firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e dy qendrave të strehimit në Gjader dhe Shëngjin për të pritur mbi 30 mijë refugjatë.
Marrëveshja pritet të kalojë në Kuvend për ratifikim. Opozita i ka shprehur publikisht rezervat dhe kritikat mbi marrëveshjen. Shqipëria është kritikuar dhe nga ndërkombëtarët pasi pakti i arritur mes Ramës dhe Melonit, cilësohet si shkelje e të drejtave të njeriut, e konkretisht, refugjatëve.
RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIt
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.