Qeveria shqiptare jep 2 milionë euro për fabrikë përpunimi mishi në Tepelenë

0
193

Qeveria shqiptare ka hartuar një plan projekt për ndërtimin e fabrikës së parë të përpunimit të mishit në rajonin jugor në qytetin e Tepelenës.

Ky projekt kap vlerën e rreth dy milion euro me një afat kohor maksimal 24 muaj. Vendodhja e objektit kap në distancë thuajse të barabartë të treja Njësitë Administrative, e vendosur pranë ish-SMT (Ura e Bënçës).
Kjo qendër grumbullimi dhe përpunimi mishi pretendohet të ketë kapacitet përpunues të lartë, ku përllogaritet 600 – 700 krerë për një ditë. Ndërsa impianti përpunues i mbetjeve ,sipas investuesve do të jetë i teknologjisë së fundit dhe nuk do shkaktojë ndotje të ajrit e cila mbetet për tu parë në vijim sa ekoologjike do të rezultojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here