Qeveria shtyn me 5 ditë afatin e vlefshmërisë së kartave ID për zgjedhjet e 25 prillit

Në zgjedhjet e 25 prillit, të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të kenë mundësi të votojnë.

Ditën e sotme, Këshill i Ministrave ka vendosur shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve deri në datën 30 prill 2021, pra 5 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi nga data 25 mars.

AKT NORMATIV PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment