
Jorida Tabaku prezantoi në Komisionin e Ligjeve disa ndryshime në ligjet për “Prokurimin Publik” dhe për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Deputetja e Partisë Demokratike tha se qeveria duhet të njohë problemin me korrupsionin në vendin tonë, ku u shpreh se shqetësimi kryesor është dhënia e fondeve për biznesmenë që nuk kanë asnjë eksperiencë, si në rastin e inceneratorëve.
“Së pari puna e këshilltarëve të grupit parlamentar të PD pas çështjes së inceneratorëve është e fokusuar për t’i dhënë zgjidhje të gjithë problematikave që hasëm atje dhe propozuam një paketë me pesë ligje.
“Duke diskutuar shqetësimin që kam sot për korrupsion se mua nuk më vjen fare mirë kur e diskutoj korrupsioni siç është tani por edhe kur shikoj që sot Shqipëria ka rënë të paktën me 27 vende në raportin e TI që nga 2016 kur kemi 12 ligje që konsiderohen ligje për kapjen e shtetit të miratuar nga parlamenti dhe kur shikoj situatën e pastrimin e parave, Shqipëria mbeti sërish në monitorim, qeveria duhet të njohë që sot ka një problem me korrupsionin dhe në bazë të këtij problemi përveç nismave ligjore që mund të miratohen qëndron edhe vullneti politik.”
“Unë do të prezantoj disa ndryshime të cilat do t’i marr sipas radhës dhe të them kur kanë ndodhur. Shqetësimi kryesor që kanë sot bizneset në fushën e PPP-ve është se biznesmenë që nuk kanë asnjë eksperiencë në sektorin përkatës apo nuk kanë fonde për një investim marrim sot fonde apo kontrata publike, rasti i inceneratorëve është rasti më flagrant ku tre individë me një copë letër morën kredi për të zbatuar projektin është rasti më flagrant prandaj kërkuam që cdo operator ekonomik që aplikon për një PPP duhet të ketë të paktën 25 deri më 50 % të këtyre fondeve.”