Qeveria tërhiqet, nuk ka shpërblim për pensionistët në muajin prill

2
167

Shpërblimi i premtuar për pensionistët në muajin prill duket se nuk do të jepet. Qeveria është tërhequr nga plani dhe këtë e konfirmoi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Teksa njoftoi vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se vitin e kaluar pensionua u indeksua dy herë dhe se nuk e kishin të planifikuar një politikë të tillë, për dhënien e një shpërblimi tjetër për pensionistët në prill.

“Ne kemi parashikuar një buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Njëndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. Jo vetëm në administratë, por dhe në sektorin privat.

Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar për indeksimin e pensioneve në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Për momentin nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit të menjëhershëm në prill”, tha Ibrahimaj.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili njoftoi në muajin janar se pensionistët do të marrin një tjetër shpërblim gjatë muajit prill Rama tha përmes Facebook-ut, se taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit, do t’iu bashkangjitej edhe një bonus tjetër për pensionsitët.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkroi Rama në Facebook.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here