Qumështi i bletës ,vlerat magjike të tij

0
341

Kërkesat për qumështin e bletës po rriten dita ditës prandaj edhe bletarët janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë. Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Vlerat kurative për shëndetin Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj. Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj. Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin. Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here