Qymyrguri, i merr jetën Laskos, në gjendje kritike i ati

0
425

Shënohet viktima e dytë e të ftohtit në Gjirokastër këtë vit. Panajot Lasko 55 vjec nga fshati Kakoz në Lunxhëri, ka humbur jetën në orët e mesditës së të enjtes, si pasojë e të ftohtit. Në prag të vdekjes, ndodhet edhe i ati i tij Arqile Lasko 75 vjec i cili dergjet në shtrat në Pavionin e Patologjisë në Spitain Rajonal Omer Nishani. Sipas Policisë Rajonale, vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga clirimi i gazit karbonik prej qymyrit. Grupi hetimor, ka vlerësuar provat e servirura në vendin e ngjarjes dhe vetëm gjatë ditës së nesërme, pritet të dalë me një vlerësim përfundimtar të ngjarjes në fjalë. Babë e bir, jetonin të vetëm në një banesë dy katëshe ku kati i dytë, kishte dalë nga funksioni dhe përdorej vetëm kati përdhes. Viktima 55 vjecare, kishte ditë i sëmurë dhe për të kujdesej i ati i tij 75 vjecari Arqile Lasko. Ky i fundit mendohet se ka qenë edhe personi i cili di të gjithë rrjedhën e ngjarjes në të cilën ndodhi në orët e para të mesditës së të enjtes. Babë e bir, janë gjetur të tymosur nga një i afërmi i tyre i cili i vizitonte shpeshherë në kushtet kur ata jetonin të vetëm pa askënd që të kujdesej. Mungesa e druve si pasojë e rënies së dëborës në tre ditët e fundit ku fshati u izolua nga rreshjet e shumta, bëri që nga thellësitë e kasolles aty pranë, në kushtet e druve, të përdorej një sasi qymyrguri i mbetur. Ky lloj qymyri është kategorikisht i papërdorshëm në ambjente familjare apo dhe në vatra zjarri për shkak të prezencës së lëndëve helmuese që cliron dhe gazrave që përmban. Mirëpo kjo nuk i ka penguar at e bir që të ngroheshin pa marrë parasysh rrezikun që u kanosej. Mendohet se vdekja e 55 vjecarit, ka ardhur krejtësisht pa u kuptuar dhe kjo është vërtetuar edhe nga provat e lëna në vendin e ngjarjes. Viktima ka qenë mbuluar me një rrobë të trashë e sipër saj me një pelerinë të madhe, cka vërteton se humbja e jetës ka ndodhur në gjumë. Ndërkohë që i ati i tij Arqilea 75 vjecar, është gjetur gjysëm i gjallë me shenja të pakta jete me puls të dobët dhe me fytyrë të nxirë. Të dy at e bir, kanë qenë të tymosur nga fytyra me shenja karboni nëpër vetulla, flokë dhe pjesët e frymëmarrjes-citojnë burimet nga grupi hetimor për Jugunews.net. Kjo është vdekja e dytë nga të ftohtit që ka ndodhur në Gjirokastër në 4 ditët e fundit, pasi mesditën e 8 janarit, Vasil Kaci banor i lagjes Granicë e Sipërme, humbi jetën pasi ra nga tarraca e pallatit ku jetonte, në tentativë për të shkrirë tubot përcjellëse të ujit të pijshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here