Qytetarët, gishtin Bashkisë

0
499

Fest Argjiro sot ka dëshmuar se gjirokastritët, nuk gënjehen më përmes dekoreve dhe bojrave që kanë në thelb, gjenerimin e jetës kulturore e artistike në qytet. Pompoziteti i Fest-Argjiros nga Bashkia e Gjirokastrës, ka qenë në shkallën më sipërore, aq sa tv publik TVGJLSI, prej një jave cel dhe mbyll lajmet me këtë ngjarje. Mirëpo gjirokastritët sot si të zgjuar nga natyra dhe përmbajtur shprehisë së lashtë të matjes së kokës me spango, e demonstruan qartë indiferencën ndaj aktivitetit që ka kushtuar miliona lek nga xhepat e tyre. Në shkallët e odeonit koncertor në Pazarin Karakteristik, 2/3 e shkallëve kanë qenë bosh, ndërsa pjesa e ngelur e populluar nga administrata bashkiake, përfshirë këtu edhe familjarë të punonjësve të bashkisë. Masa ka marrë edhe tv publik TVGJLSI i cili si një zë i vetëm i propagandës së shfrenuar në favor të Bashkisë, ka marrë “ekskluzivitetin” e transmetimit të këtij eventi, duke konkurruar “denjësisht” në programacion edhe 2 tv e tjera të pavarura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here