Qytetaret, ironi ne rrjetet socialale per kapitullimin e pushtetit vendor ne Gjirokaster per rruget e ngrira dhe mungesen e ujit te pijshem

0
605

Ne kushtet e nje kapitullimi total te Bashkise Gjirokaster, Prefektures dhe Ndermarrjes se Ujsjellesit per mos reagimin ndaj ngricave ne rruge dhe mungeses alarmante te ujit te pijshem kane shperthyer dhe ironite ndaj Kryetares se Bashkise zj Zamira Rami ne rrjetet sociale te qytetareve te ndryshem. Ja dy prej tyre:

“Teta Zamira te keqen se mos me dalesh jashte nga shtepia ne kete kohe se te ze gripi aman e si do ja bejme ne pa ty. Jane montazhe keto foto mos i beso,Gjirokastra ka nje jave pa uje pale te kete ngrica. Fli te keqen prane oxhakut dhe lexo ndonje liber te bukur si psh Liza ne boten e cudirave dhe shoqeroje me ndonje cingare sic di vet”/Besa Selfo

Ndersa qytetari Sergio S.. ne faqen e tij ne facebook ka hedhur foton me shenimin perkates ku duket cezma e shtepise e qe ne vend te ujit nxjerr llum:

” Uji ne dite te ftohta dimri. Duket qe bashkia dhe ndermarja e saj e ujesjellsit po e bejne detyren sic duhet plus qe nuk e sjellin ujin, po dhe kur e sjellin e sjellin me cdo lloj mikrobi te mundshem !”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here