Qytetari fajëson Ramën për rrjedhjen e të dhënave, kryeministri: S’ma servir dot sipas qejfit

0
194

Skandali me rrjedhjen e të dhënave, përfshirë këtu pagat dhe më pas edhe targat e automjeteve, ngjalli jo pak reagime nga ana e opinionit publik. Vetë kryeministri Rama tha se ngjarje të tilla ndodhin në ccdo vend të botës.

Në një postim të tijin në Facebook, ka qenë një qytetar që ka komentuar duke i kërkuar kryeministrit që të mos i shmanget përgjegjësisë për ngjarjen e fundit.

Nga ana tjetër, kryeministri ka përsëritur edhe njëherë se rrjedhje të tilla informacioni ndodhin edhe në vende të tjera të botës, për shkak të sulmeve kibernetike, duke shtuar se pikërisht në këto vende nuk ka ndodhur që fajësohen autoritet shtetërore.

“Nxjerrja e të dhënave është një problem me te cilin ballafaqohen të gjitha vendet në epokën e teknologjisë digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetike apo qofte si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore! Sa për përgjegjësinë unë nuk i shmangem kurrë përgjegjësisë, por dy gjera kam në kete rast: E para, kur ngjarje shumë më të rënda të kësaj natyre kanë ndodhur në shtetet e lartpërmendura apo në të tjera akoma, nuk ka ndodhur që të fajësohen autoritetet shtetërore, por është adresuar problemi për të nxjerrë fajtorët e për të forcuar sistemet. E dyta, mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit, sepse detyra ma mundëson që të marr opinione nga shumë drejtime për të njëjtën çështje. Shëndet dhe gëzuar familjarisht Vitin e Ri”, shkruan Rama në koment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here