Qytetarja kërkon shtëpi, Rama: O zemra do e bëjmë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë ku pa nga afër projektet për rindërtimin e pallateve që do të strehojnë banorët e prekur nga tërmeti. Rama thotë se këto familje do të kthehen në apartamente të reja dhe lagje me standarde urbane.
“Vorë – Transformimi historik i Vorës pas tërmetit që nxori jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetëra pallate, ka hyrë në fazën e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale Familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më parë“, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit të punimeve Rama i dha një përgjigje edhe akuzave të opozitës për procesin e rindërtimit duke shtuar se qeverisja socialiste i ngjan një kantieri që e gjeti vendin në ditën e parë pas tërmetit dhe sot janë hedhur të gjitha themelet.
Ahmetaj: Para disa javësh këtu ka ardhur opozita dhe ka thënë se këtu nuk do bëhet asnjë punë. Unë larg cinizmit do i ftoja të vijnë të shohin realitetin
Rama: Lërë më çfarë do shohin ata, të shikojë ndonjë që do të shikojë Kjo e kantiereve është si cikli qeverisës. Para 7 vitesh e gjetëm si dita e nesërme e tërmetit me rrënoja në çdo sistem. Sot që jemi në fazën përmbyllëse të mandatit të dytë janë hedhur themelet, janë hapur akset kryesore. Vazhdon pastrimi dhe rindërtimi. Është taman të zgjedhim të punojmë apo të kapim ekskavatorët dhe t’i kthejmë në kioska
Rama u has me një zonë e cila u shpreh se ka mbetur në qiell të hapur pasi shtëpinë ia dëmtoi tërmeti ndërsa sot është e vetme pasi ka humbur edhe të shoqin.
Qytetarja: Jam një zonjë pa shtëpi dhe pa asnjë gjë më ka vdekur burri dhe nuk e ke idenë ku jetoj
Rama: Pse je pa shtëpi
Qytetarja: Ma ka shembur tërmeti, tani më ka vdekur burri
Spiropali: Je me qira, merr bonus qiraje
Qytetarja: Kam bonus qiraje
Rama: Do bëhet shtëpia e re do hysh në shtëpi
Ahmetaj: Ke frikë se nuk të bëhet shtëpia?
Rama: O zemra shiko punën, kjo është puna jonë është detyra jonë ne do e bëjmë deri në fund. Bonusin e qirasë e ke, nuk je në rrugë. Ne shtëpitë do t’i bëjmë. Nuk i bëjmë dot sa hap e mbyll sytë

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment