Qyteti nën ujë, Bashkia në diell. Reagon kreu i FRPD Artan Aliko

Në kushtet kur qyteti i Gjirokastrës, kërcënohet nga katastrofa emergjente, organet e pushtetit vendor, nuk kanë treguar asnjë pikë përgjegjshmërie që t’i përgjigjen situatës së krijuar. Qytetarët kanë qenë konfuz në lëvizjet e tyre pasi nuk janë informuar se cfarë masash duhet të ndërmarrin vetë në këto kushte. Tv publik TVGJ i kontrolluar nga kryebashkiakia Rami, asnjë njoftim emergjent për masat që duhet të marrin qytetarët, apo të pasqyrojë situatën se cfarë ndodh në terren, madje as edhe mediat e tjera në qytet që janë të kapura nga pushteti vendor. Në këto kushte ka reaguar kreu i FRPD së Gjirokastrës Artan Aliko ku i ka bërë thirrje Bashkisë të nxjerrë punonjësit në terren dhe mos të merret me rezultatin e zgjedhjeve në LSI. Sipas Alikos, qytetarët janë në harresë të plotë sot nga Bashkia.

Më poshtë statusi i plotë i kreut të FRPD Artan Aliko.

Te dashur qytetare, 
Kjo eshte gjendja e krijuar ne Gjirokaster, mjafton vetem disa ore shi dhe ç’do gje permbytet ashtu sic e shikoni edhe ne keto foto, makina te mbetura nen uje, vet polici rrugores bllokuar ne mes te ujit, qytetaret te bllokuar. 
Ku jane autoritet qe duhet te punojne çdo dite dhe nate per qytetaret? Pushtetaret kane zene zyrat shteterore, karriget qe ja kane mandatuar qytetaret ata i mbajne pa kryer asnje detyre, sot ata nuk dalin nga zyrat e tyre dhe nuk denjojne te hapin as telefonat per t’iu pergjigjur qytetareve. 
Qytetari sot ne harrese nga autoritet pergjegjese! 
Lerini pseudo votimet per Meten, lerini fasadat dhe shoë mediatik por dilni dhe punoni per qytetaret sepse paguheni nga taksat e tyre.
Qytetaret nen uje ndersa ju sdoni tia dini sepse rrini mbyllur ne guaskat tuaja.
Kjo eshte rilindje urbane per Gjirokastren!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment